Kafu dhe Faruk Banjska ’e kallën’ Mitrovicën
29 January 2022 - 19:15

Kafu dhe Faruk Banjska ’e kallën’ Mitrovicën

Muzicienti rom nga Kosova, z. Bajram Kinolli, i njohur si Kafu, performoi në Mitrovicë, së bashku me kolegun e tij muzicientin Faruk Banjska si gitarist shumë i njohur nga Mitrovica. Ky event u mbajt në terracën e 7Arte dhe mblodhi shumë të rinj nga Mitrovica dhe rajoni. Shumica e këngëve u performuan në gjuhën rome dhe u pritën shumë mirë nga audienca dhe komunitetet e ndryshme që morën pjesë në aktivitet. Ky aktivitet u konsiderua shumë i dobishëm në ditët e pandemisë dhe si mbështetje për artistët freelance, duke marrë parasysh që roli i 7Arte është t’i përkrahë dhe promovojë artistët kosovarë.