Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe qëndrueshmëria e organizatave
29 January 2022 - 19:13

Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe qëndrueshmëria e organizatave

Në objektin e 7Arte u mbajt trajnimi “Burimet njerëzore dhe qëndrueshmëria e organizatave”. Dita e parë e trajnimit e përqendruar në menaxhimin e burimeve njerëzore për organizatat e kulturës u zhvillua nga eksperti i fushës së burimeve njerëzore, z. Burim Brahimi nga Banka Raiffeisen në Kosovë, ndërsa u adresuan tema të dobishme relevante për nevojat e organizatave. Dita e dytë u udhëhoq nga znj. Aferdita Syla (Community Building Mitrovica) dhe Vullnet Sanaja nga Anibar, të cilët prezantuan për metodat e qëndrueshmërisë që Anibar i ka menaxhuar gjatë viteve të fundit, ndërkohë pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë dhe të ndërveprojnë me pyetje lidhur me qëndrueshmërinë e organizatave lokale. Në përgjithësi, 16 pjesëmarrës nga Prizreni, Peja dhe Mitrovica morën pjesë në trajnim dhe fituan shkathtësi dhe njohuri të reja për këtë temë.