Performancë muzikore nga DJ Albani
29 January 2022 - 19:08

Performancë muzikore nga DJ Albani

Ky ishte aktiviteti i parë publik i organizuar në kushte fizike pas masave të gjata kufizuese për shkak të pandemisë në Kosovë, konkretisht në Mitrovicë. Më shumë se njëqind të rinj morën pjesë në këtë aktivitet dhe u konsiderua si fillim i mirë drejt zhvillimit të audiencës. Alban Nuhiu është i njohur si artist vizuel dhe muzicient i cili drejtonte hapësira alternative të kulturës në Prishtinë. Performanca e tij erdhi si një fije shprese për të rinjtë dhe qytetarët e Mitrovicës.