Klubi i Filmit 7Arte
29 January 2022 - 18:59

Klubi i Filmit 7Arte

Që nga themelimi i Klubit të Filmit 7Arte, një grup entuziastësh të kinemasë u bashkuan për ta krijuar një program mujor dhe për të filluar së shfaquri filma të caktuar nga filmbërës të njohur. U organizua shfaqja e pesë filmave dhe pas çdo filmi, pjesëmarrësit patën mundësi t’i shprehin mendimet e tyre dhe të debatojnë rreth vlerave të secilës kinematografi dhe kulturë të paraqitur në film. Ky grup i të rinjëve u themelua në kohën e pandemisë dhe masat kundër tubimeve dhe organizimit të aktiviteteve publike i sfiduan ata për zhvillim të mëtejshëm. Përkundër të gjitha rrethanave, ky klub zhvilloi një dialog konstruktiv dhe dëshmoi që këta të rinj janë të informuar shumë mirë për kinemanë botërore dhe e kanë të zhvilluar mendimin kritik.