Grupi i fokusit
29 January 2022 - 10:50

Grupi i fokusit

Grupi i Fokusit për “Strategjinë e Komunës së Prizrenit për Kulturën” u organizua si seancë për ta kompletuar Strategjinë ekzistuese të Kulturës në Prizren, e hartuar në fillim të vitit 2017.  

Kjo strategji ishte hartuar për periudhën 2017-2020. Ndryshimet (politike, mjedisore, sociale) që ndodhën gjatë kësaj periudhe i bënë të nevojshme disa hollësi/ndryshime shtesë në strategji. Strategjia e re do të jetë për vitet e ardhshme 2020-2024.  

Megjithatë, objektivat e Strategjisë do të mbesin të njëjta, me disa ndryshime të vogla:


- Objektivi i parë: Rritja e numrit të pjesëmarrësve në jetën kulturore 

Pasi që Komuna kishte qasje në këtë dokument strategjik, tashmë ka filluar zbatimi i disa objektivave. Kjo filloi me rritjen e mbështetjes për organizatat e ndryshme kulturore që të ofrojnë më shumë produkte/aktivitete kulturore. Në strategjinë e re, shfrytëzimi i hapësirave publike (gjatë festivaleve, aktiviteteve kulturore) do të jetë pika kryesore.


- Objektivi i dytë: Objektivi i dytë strategjik synon zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekonomisë kulturore. 

Ky element parasheh krijimin dhe avancimin e mekanizmave për ruajtjen, menaxhimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Hartimi i një plani të menaxhimit ishte një prej hapave kryesorë të këtij objektivi, që është marrë parasysh, është përgatitur dhe është gati për zbatim. Si pjesë e objektivit, është bërë edhe planifikimi i pakove të ndryshme për zhvillimin e turizmit. 


- Objektivi i tretë: Reformat në qeverisjen e kulturës 

Objektivi i tretë strategjik është në shërbim të arritjes së dy objektivave kryesore dhe parasheh një Reformë në qeverisjen e kulturës me ç’rast është propozuar një ristrukturim institucional i sektorit të kulturës në komunë, përmes themelimit të Këshillit për Kulturë, përmes ngritjes së kapaciteteve menaxheriale dhe promovuese të akterëve dhe punonjësve të kulturës për rritjen e cilësisë dhe kapacitetet e përgjithshme qeverisëse si dhe hartimin e politikave për arsimin artistik dhe kulturor në shkollat fillore dhe të mesme, me qëllim të krijimit të gjeneratave të reja që marrin pjesë aktivisht në jetën kulturore dhe në kreativitetin artistik.  Dokufesti tashmë ka filluar orë arsimore për kulturën dhe të drejtat e njeriut duke vizituar shkolla të ndryshme në mbarë Kosovën. Megjithatë, kjo duhet të diskutohet me institucionet përkatëse dhe duhet të dërgohet në një nivel më të lartë.