Ardi & Band
29 January 2022 - 18:43

Ardi & Band

Ardi & Band janë ftuar në organizimin e parë pas masave të reja që lejuan një numër të kufizuar të publikut në hapësira kulturore. Ardi është moderator dhe gazetar në Radio KFOR dhe pasioni dhe puna e tij e dytë është muzika. Ai ka qenë pjesë e The Voice Albania dhe e kemi parë në performanca të ndryshme në media dhe festivale të tjera. Ardi & Band na sollën meloditë më të bukura shqiptare dhe të huaja. Videon mund ta gjeni në kanalin tonë në Youtube.