Bisedë me Kosovar Jashari
29 January 2022 - 18:17

Bisedë me Kosovar Jashari

Kosovar Jashari e prezantoi projektin e tij të fundit i cili ka të bëjë me tregun në Mitrovicë dhe lidhjen e tij me Qendrën Kulturore dhe Hapësirën Multifunksionale (qendra OMNI) në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe socio-kulturor të këtij qyteti. Ky projekt konceptual ofrohet në mënyrën më të përshtatshme, kur institucionet lokale janë duke e hartuar Planin Zhvillimor të qytetit. Kosovari (Master i Arkitekturës) u lind në Gjermani, me rrënjë familjare në Mitrovicë, veprimtaria kreative e të cilit përqendrohet në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore në Mitrovicë, duke dëshmuar edhe një herë rolin dhe kontributin e vlefshëm dhe të vazhdueshëm të diasporës për zhvillimin e Kosovës. Për shkak të pandemisë ky aktivitet është mbajtur online dhe videon mund ta gjeni në kanalin tonë në Youtube.