Kuvendit i Anëtarëve i Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren
29 January 2022 - 10:44

Kuvendit i Anëtarëve i Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren

Kuvendi i Anëtarëve i Rrjetit të Organizatave të Kulturës per vitin 2019 u mbajt me datat 2 dhe 3 Mars 2019, ne sallen e konferencave te Hotel Fafa ne Durres. Me pranine e 9 organizatave anetare dhe delegimin e te drejtes se votes nga “Atta”, Kuvendi i Anetareve u mblodh per ta vleresuar punen e RrOK-ut gjate vitit 2018, diskutuar planet per 2019, definuar orientimin strategjik te RrOK-ut si dhe diskutim rreth strukturimit te bashkepunimit me Komunen e Prizrenit. Mbledhja u hap me prezantimin dhe diskutim mbi Raportin Vjetor të vitit 2018. Sipas anëtarëve, RrOK-u ka ndertuar nje imazh pozitiv dhe funksionim efikas gjate vitit, duke i vetëdijesuar institucionet dhe mos u ndikuar nga funksionimi i tij në baza vullnetare dhe pa buxhet. Gjate viteve te fundit, pertej kundershtimit te proceseve te ndryshme publike, RrOK-u arriti te faktorizohet edhe si adrese e organizatave kulturore si dhe akter me kapacitet te nise e udheheq procese te politike-berjes. Ne kuader te kesaj, gjate vitit 2018 RrOK-u arriti te perfaqesohet ne trupa komunal dhe komisione te ndryshme, per te cilet u njoftuan anëtarët dhe e cila u diskutua më vonë si pjese e kornizës së bashkëpunimit me Komunen e Prizrenit. Nder arritjet e rendesishme u permenden funksionimi i kryesise si dhe mbeshtetja ndaj disa organizatave anetare, si dhe inkuadrimi i Prizrenit në Programin IPA 20, nga i cili Prizreni do të

përfitoj 2 milion euro si investim kapital në rrugën Marin Barleti dhe restaurimin e Kino Lumbardhit, si rezultat i iniciatives se organizatave anetare EC Ma Ndryshe dhe Fondacioni Lumbardhi.