Ndikimi i COVID-19 në sektorin e kulturës
29 January 2022 - 14:19

Ndikimi i COVID-19 në sektorin e kulturës

Pas aktiviteteve të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Mitrovicë, me theks të veçantë pas publikimit të një raporti të shkurtër mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në skenën kulturore në Mitrovicë, u organizua një debat publik me drejtorin e DKRS-së, Komuna e Mitrovicës, z. Tafil Peci. Takimi u mbajt sipas masave të rekomanduara nga IKSHPK dhe u zhvillua një diskutim lidhur me sfidat e sektorit të pavarur të kulturës dhe ndikimit negativ që ka pasur pandemia COVID-19 në Mitrovicë. Përfaqësuesit e Komunës thanë që ky institucion po pret ta hapë një thirrje për propozime të projekteve në mbështetje të skenës kulturore. Në anën tjetër, poashtu po presin të marrin mbështetje shtesë nga institucionet shtetërore në Prishtinë.