Nata e filmave të metrazhit të shkurtër të Jean-Gabriel Périot
29 January 2022 - 14:14

Nata e filmave të metrazhit të shkurtër të Jean-Gabriel Périot

Nata e filmave me metrazh të shkurtër iu kushtua artistit francez Jean-Gabriel PÉRIOT, ndërsa një seri e filmave të tij u shfaqën për audiencën vendase mitrovicase. Jean-Gabriel Périot ka ide të qarta, gjithmonë i lejon shikuesit të mendojnë vetë për atë që sapo kanë parë. Filmat e tij kanë një qasje të fortë emocionale dhe përmbajnë tema politike historike. Vepra e Periotit është shfaqur dhe vlerësuar në shumë festivale ndërkombëtare të filmit. Të mërkurën në 7Arte, do të shfaqen disa nga filmat e tij më të njohur. Në një nga filmat e tij të shkurtër autori përfshin edhe imazhe të qytetit të Mitrovicës.