Hapësirat kulturore në Planin Zhvillimor të Komunës së Mitrovicës
29 January 2022 - 14:09

Hapësirat kulturore në Planin Zhvillimor të Komunës së Mitrovicës

Në Mitrovicë u organizua një debat publik, me fokus në Qendrën Kulturore të Mitrovicës. Në debat u ftuan Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport dhe z. Shukri Gashi si përfaqësues i Drejtorisë së Financave në kuadër të Komunës së Mitrovicës, si dhe z. Hysen Muzliukaj nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndërkaq audienca ishte e përbërë nga përfaqësues të skenës së pavarur kulturore të Mitrovisë dhe rinia. Qëllimi i këtij debati ishte të arrihet një shoqëri demokratike, e informuar mirë, si dhe të krijohet një hapësirë dhe mundësi për artistët kosovarë për ta zhvilluar dhe promovuar artin dhe kulturën.

Debati kishte për qëllim të nxiste diskutim të hapur rreth zbatimit të hapave konkretë drejt zbatimit të strategjisë për kulturë dhe turizëm, ndërkohë që hapësirat kulturore të Mitrovicës janë marrë parasysh si potencial për zhvillimin e komunitetit, edhe pse është identifikuar një mungesë e hapësirave publike të dedikuara për institucionet kulturore dhe një nevojë për ta përfshirë atë në Planin Zhvillimor të qytetit.