Në mes - premierë në Mitrovicë
29 January 2022 - 13:59

Në mes - premierë në Mitrovicë

Filmi dokumentar "Në mes" u shfaq si premierë në 7Arte, ku i ftuar special ishte regjisori z. Samir Karahoda. Filmi shtjellon historinë e vëllezërve dhe bijve që jetojnë jashtë vendit, duke ndërtuar shtëpi identike për të shprehur barazinë dhe unitetin në familje. Një portret empatik i familjeve që, nga nevoja ekonomike, duhet të jetojnë një pjesë të madhe të jetës së tyre të ndara dhe të jetojnë në kultura të huaja. Pas shfaqjes së filmit, audienca pati mundësinë t’i bëjë pyetje regjisorit të filmit dhe të mësojë më shumë rreth realizimit të filmit, prodhimit dhe rezultateve të filmit në festivalet ndërkombëtare.