Prezantimet e Trepç'Art Factory
29 January 2022 - 13:53

Prezantimet e Trepç'Art Factory

"Trepç'Art Factory" është një projekt vizionar i zhvilluar disa vite më parë nga 7Arte dhe ka të bëjë me transformimin e zonave industriale të kompleksit Trepça në hapësira alternative kulturore për nevojat e artistëve të rinj dhe të komunitetit, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe turizmit kulturor në qytetin e Mitrovicës. Kishte interesim të të rinjëve, sidomos planifikuesve urbanë dhe arkitektëve të rinj të cilët parashtruan pyetje dhe shfaqën interesim për të kontribuar në këtë nismë.