Permakultura si rrugë drejt paqes
29 January 2022 - 13:51

Permakultura si rrugë drejt paqes

Në bashkëpunim me GAIA Kosovë, 7Arte organizoi shfaqjen e filmit dokumentar “Permakultura si rrugë drejt paqes”. Filmi hulumtoi dhe dokumentoi vizualisht përvojën e pjesëmarrësve, të rinjve, si dhe instruktorëve, përgjatë përvetësimit dhe ndarjes së njohurive bashkëkohore mbi permakulturën dhe integrimin e saj në adresimin e sfidave aktuale mjedisore, sociale dhe politike. Hulumtimi është bërë përmes intervistave të filmuara, bisedave dhe vëzhgimeve, përkatësisht duke marrë pjesë në eksplorimin e parimeve të projektimit të permakulturës dhe sistemeve të mendimit, si mjet i pajtimit paqësor. Pas shfaqjes pati një interesim të madh të audiencës për të diskutuar mbi permakulturën dhe proceset e ndërtimit të paqes.