Helando Infinito në Mitrovicë
29 January 2022 - 13:48

Helando Infinito në Mitrovicë

Në Mitrovicë u organizua një performancë live e Helados dhe shumë të rinj patën një përvojë të veçantë duke vallëzuar dhe takuar artistë. Helado Infinito është një duo e përbërë nga Loreta Neira (nga Kili) dhe Victor Borgert (nga Argjentina), të cilët e përziejnë muzikën pop me muzikën popullore, hip-hop dhe elektronike në këngët që flasin për ekzistencializmin, dashurinë, udhëtimin dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Së fundi, Helado Infinito nxorën albumin e tyre të dytë të titulluar “El Movimiento del Error" (2019) dhe përveç turneut të tyre të dytë në Evropë, do të ndalen të performojnë në 7Arte, në Mitrovicë.