Unplugged Night - Arbri & Labinoti
29 January 2022 - 13:43

Unplugged Night - Arbri & Labinoti

Një “Unplugged Night” me Arbër Buçincën dhe Labinot Avdiun u mbajt në terracën e 7Arte në Mitrovicë. Të dy janë të njohur si artistë të rinj të cilët filluan të performojnë së bashku në skenën e Mitrovicës, që nga themelimi i bendit të tyre të muzikës rok në vitin 2010. Performancat e tyre muzikore ishin kombinim i repertuarit të famshëm ndërkombëtar dhe vendor si dhe këngëve të tyre. Audienca kaloi një natë të këndshme dhe erdhën shumë komente pozitive për organizimin e koncerteve të tilla në Mitrovicë.