Mitrovica mes identiteteve të ndryshme
29 January 2022 - 13:42

Mitrovica mes identiteteve të ndryshme

Debati publik “Mitrovica mes identiteteve të ndryshme” kishte në fokus analistin lokal politik z. Nexhmedin Spahiu dhe u moderua nga z. Lulzim Hoti. Diskutimi u zhvillua rreth temës së pozitës së Mitrovicës në këto ditë, pas deformimit të identitetit të saj të njohur para konfliktit, si qytet i muzikës rok, si qytet i kulturës. Z. Spahiu dha një propozim që Mitrovica mund të luaj një rol të rëndësishëm si qytet që mund t’i ndihmojë diversitetit kulturor brenda vetë qytetit, duke tërhequr dhe përfshirë komunitetin e Sanxhakut, i banuar kryesisht nga komuniteti boshnjak. Në mesin e temave tjera, u përmend roli i industrisë dhe pozita gjeografike në diversitetin kulturor të Mitrovicës.