Dita e Animacionit në 7 Arte
29 January 2022 - 13:38

Dita e Animacionit në 7 Arte

Gjatë kësaj dite, 7Arte organizoi një trajnim mbi kopshtet urbane dhe, në të njëjtën kohë, u shfaq një program i filmave të animuar lidhur me problemet mjedisore. Në këtë organizim, prindërit u ftuan për të marrë pjesë me fëmijët e tyre. Ideja fillimisht ishte të kombinoheshin aktivitetet edukative dhe argëtuese, ku mësuan për kopshtet urbane dhe vazhduan për t’i shikuar filmat e animuar të përzgjedhur në bashkëpunim me Anibarin. Ky organizim ishte në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.