Shfaqja e filmit "Miza"
07 January 2023 - 15:12

Shfaqja e filmit "Miza"

The Fly (Miza)

David Cronenberg (1986)


Një shkencëtar brilant, por i çuditshëm fillon të shndërrohet në një hibrid njeri-mizë gjigant pasi një nga eksperimentet e tij shkon tmerrësisht keq.


Më poshtë mund ta lexoni deklaratën kuratoriale rreth filmit.


Kombinimi i fantashkencës, horrorit dhe romancës paraqet shumë sfida kinematografike. Miza (The Fly), film i xhiruar nga David Cronenberg në vitin 1986, është një nga filmat e rëndësishëm që e ka arritur këtë. Miza është adaptim i filmit të xhiruar nga Kurt Neumann në vitin 1958 që i përvetëson mundësitë teknologjike të periudhës përgjatë atmosferën paranojake të luftës së ftohtë. Përmes paraqitjes së skenave të teleportimit duke i përdorur zhvillimet teknologjike të viteve 1980, ne bëhemi dëshmitarë të përpjekjeve të një shkencëtari të shndërruar në insekt teksa ai është në kërkim të logjikës mes ndjenjave të tij të dashurisë dhe frikës.