Hapësirat dhe sfidat kulturore në Mitrovicë
29 January 2022 - 13:33

Hapësirat dhe sfidat kulturore në Mitrovicë

Në Mitrovicë u organizua një debat publik brenda Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me përfaqësuesit e skenës së pavarur kulturore të Mitrovicës dhe me mysafir të veçantë, z. Vullnet Sanaja nga Anibar, Pejë. Gjatë këtij debati, “Hapësirat kulturore në Planin Zhvillimor të Komunës së Mitrovicës” u prezantua një hartë e hapësirave formale dhe joformale të kulturës që ekzistojnë në Mitrovicë. Pas prezantimit të z. Sanaja për storjen e tyre pozitive mbi bashkëpunimin e arritur mes Kinemasë Jusuf Gërvalla dhe Komunës së Pejës, u ngrit një debat me z. Tafil Peci duke u përqendruar në hapësirat e mundshme siç është Qendra Kulturore “Rexhep Mitrovica”. Poashtu, u propozua që hapësirat e tilla kulturore duhet të përfshiheshin në Planin Zhvillimor të Komunës, si mundësi për zhvillim kulturor dhe socio-ekonomik.