Shfaqja e filmit "Njëherë e një kohë në Perëndim" dhe "Pjesa maqedonase e ferrit"
07 January 2023 - 14:58

Shfaqja e filmit "Njëherë e një kohë në Perëndim" dhe "Pjesa maqedonase e ferrit"

ONCE UPON A TIME IN THE WEST

Sergio Leone

SHBA, 1968, 145’

Shfaqjet e radhës të programit të filmit LXX “Njëherë e një kohë në perëndim” dhe “Pjesa maqedonase e ferrit” e përballin publikun me bashkëndjenjë dhe ekzistencializëm.

Filmi i Vatroslav Mimica i vitit 1971, “Pjesa maqedonase e ferrit”, na sjellë përsëri ballë për ballë me brutalitetin e luftës. Filmi na nxitë t’i rimendojmë temat e luftës, pozitën e ushtarit, zinxhirin komandues, pozitën e informatorit dhe vullnetin. Me kërcimet e herëpashershme midis së mirës dhe së keqes në rrëfim, filmi na kujton virtytin e të qenit njeri.

Njëherë e një kohë në Perëndim (italisht: C'era una volta il Wes) (1968) është film epik Spaghetti Western me regji nga Sergio Leone bazuar në një tregim nga Dario Argento, Bernardo Bertolucci dhe vetë Leone. Në film luajnë Henry Fonda, Charles Bronson, Jason Robards si dhe Claudia Cardinale. Filmi shquhet për kolonën e mirënjohur muzikore të kompozuar nga Ennio Morricone.

Në vitin 2009, filmi u zgjodh për t'u ruajtur në Regjistrin Kombëtar të Filmit të Shteteve të Bashkuara nga Biblioteka e Kongresit për vlerat kulturore, dhe të qenit historikisht ose estetikisht domethënës.

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Bashkimit Europian, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Fondit Ndërkombëtar të Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Institutit Goethe dhe partnerëve të tjerë.

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.