Shfaqja e filmit "VERA E THATË"
07 January 2023 - 14:56

Shfaqja e filmit "VERA E THATË"

Fondacioni Lumbardhi vazhdoi programin e 70 vjetorit të themelimit të kinemasë me LXX, kësaj rradhe në ekranin e madh!


VERA E THATË

Metin Erksan

Turqi, 1964, 75’

Në rradhë ishte Susuz Yaz (Vera e Thatë) (1964), një dramë turke bardh e zi e bashkëprodhuar dhe drejtuar nga Metin Erksan, bazuar në një roman të Necati Cumalı.

Susuz Yaz ndihmoi në prezantimin e kinemasë turke para publikut global dhe fitoi Ariun e Artë në Festivalin e 14-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin si dhe çmimin e Bienales në Festivalin e 25-të të Filmit në Venecia.

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga Bengi Muzbeg, Kumjana Novakova dhe Veton Nurkollari.

Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Bashkimit Europian, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Fondit Ndërkombëtar të Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Institutit Goethe dhe partnerëve të tjerë.

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.