Shfaqja e filmit "ERA DHE LISI"
07 January 2023 - 14:55

Shfaqja e filmit "ERA DHE LISI"

ERA DHE LISI

Besim Sahatçiu

Yugoslavi, 1979, 111'


Fondacioni Lumbardhi vazhdoi programin e 70 vjetorit të themelimit të kinemasë me LXX, kësaj rradhe në ekranin e madh!

Programi vijoi me prodhimin e Kosovafilmit, Era dhe Lisi (1979) të regjisorit Besim Sahatçiu që është i njohur për temën e guximshme që trajton në lidhje me kohën kur është prodhuar: periudha e represionit të UDB-së ndaj shqiptarëve. Tensioni dramatik që mban në këmbë publikun u mirëprit nga publiku kosovar që mbushi kinematë më shumë se kurrë më parë.

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Bashkimit Europian, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Fondit Ndërkombëtar të Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Institutit Goethe dhe partnerëve të tjerë.

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.