Shfaqja e filmit "DASHURITË E NJË BJONDEJE"
07 January 2023 - 14:48

Shfaqja e filmit "DASHURITË E NJË BJONDEJE"

DASHURITË E NJË BJONDEJE

Miloš Forman

Çekosllovaki, 1965, 88’


Fondacioni Lumbardhi vazhdoi programin e 70 vjetorit të themelimit të kinemasë me LXX, kësaj rradhe në ekranin e madh!

Dashuritë e një bjondeje e Miloš Forman (çekisht: Lásky jedné plavovlásky) i njohur gjithashtu si Një bjonde e dashuruar (1965) është komedi-dramë mbi një grua të re të quajtur Andula, e cila ka një punë rutinore në një fabrikë këpucësh në Çekosllovakinë provinciale.

Filmi karakterizohet për gjenerimin e pamje dhe ndjesisë së jetës reale përmes xhirimit në një qytet të vogël çek me një fabrikë këpucësh, përdorimit të një ekipi kryesisht joprofesionistë, improvizimit të dialogut dhe përdorimit të teknikave kinematografike të stilit dokumentar.

Loves of a Blonde konsiderohet si një nga shembujt më domethënës të Valës së Re Çeke dhe u nominua për Çmimin e Akademisë 1966 për filmin më të mirë të huaj.

Filmat e programit LXX janë përzgjedhur me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Unionit Evropian, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondit Ndërkombëtar të Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Institutit Goethe dhe partnerëve të tjerë. Programi u realizua në partneritet Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe The Film Foundation/World Cinema Project/Fondazione Cineteca di Bologna.