Shfaqja e filmit "BETEJA E NERETVËS"
07 January 2023 - 14:47

Shfaqja e filmit "BETEJA E NERETVËS"

BETEJA E NERETVËS

Veljko Bulajić

Yugosllavi, 1969, 166'

Fondacioni Lumbardhi vazhdoi me  programin e 70 vjetorit të themelimit të kinemasë me LXX, kësaj rradhe në ekranin e madh!

Programi veror u hapë me filmin epik partizan dhe anti-fashist Beteja e Neretvës (1969) me regji të Veljko Bulajić, bazuar në ngjarje nga Lufta e Dytë Botërore. Ky është filmi më i shtrenjtë i prodhuar në ish Jugosllavi, i nomunuar për shpërblimin Oskar të akademisë së filmit në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj. Në mesin e ekipit ndërkombëtar të aktorëve luajnë Orson Welles, Sergei Bondarchuk, Curt Jürgens, Bata Živojinović, Ljubiša Samardžić dhe Faruk Begolli.

Në hapje, fjalën e morën drejtorja e Qendrës Filmike të Sarajevës, Ines Tanović, kuratorët e programit të filmit si dhe ish punëtorë të kinemasë Bistrica.

Filmi i hapjes u shfaq me 25 maj në Kino Bahçe, në vazhdim të promovimit të librit “Lumbardhi: një histori episodike”, me fillim nga ora 19:00.

Filmat e programit LXX u përzgjedhën me kujdes nga grupi kuratorial i përbërë nga zëvendësdrejtori për kërkime dhe programe në Fondacionin Lumbardhi, Bengi Muzbeg, regjisorja, kuratorja dhe studiuesja Kumjana Novakova dhe drejtori artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Programi i filmit LXX u mundësua me mbështetjen e Raiffeisen Bank Kosova, Bashkimit Evropian, Agjencionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrisës së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fondit Ndërkombëtar të Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Institutit Goethe dhe partnerëve të tjerë.

Programi u realizua në bashkëpunim me Dokufest, Filmski Centar Sarajevo, Vardar Film dhe World Cinema Project të Fondazione Cineteca di Bologna.