29 January 2022 - 12:33

Network Assembly

Pjesëmarrësit: Autostrada Biennale, Dogru Yol TKSD, DokuFest, Durmish Aslano, EC Ma Ndryshe, Fondacioni Lumbardhi, Old Timer Club Prizren, Sh. Numizmatika, SH.K.A. Malësori dhe THY.


Përmbledhje Ekzekutive e Kuvendit


Kuvendi i Anëtarëve i Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren u mbajt me datë 23 Dhjetor 2021, në Restaurant Tiffany Prizren duke filluar nga ora 09:00.

Pas konfirmimit të kuorumit, u propozua ndryshimi i Agjendës, ku anëtarët prezent u pajtuan që pika për votim të kryesisë të kthehet në diskutim të hapur lidhur me gjendjen aktuale të rrjetit, propozimet për kryesi dhe anëtarësinë në përgjithësi.

Pas prezantimit të raportit të punës nga kordinatorja e rrjetit, theks i veçantë iu dha procesit të regjistrimit formal të rrjetit, bashkëpunimeve me rrjetet tjera lokale dhe rrjetëzimin e mundshëm në nivel kombëtar, finalizimit dhe miratimit të strategjisë së RrOK-ut, si dhe nevojës për ngritje të burimeve financiare për ta hapur dhe zhvilluar zyren e RrOK-ut. Në takim u cek që raporti final vitin 2021 do të ndahet në janar dhe miratohet në Kuvendin e Anëtarëve së bashku me Planin Vjetor 2022.

Përgjatë takimit anëtarët prezent u informuan për dorëheqjen e Ares Shporta (Fondacioni Lumbardhi) dhe Eroll Bilibani (DokuFest) nga kryesia e RrOK-ut, si dhe për nominimet e këtyrë dy organizatave dhe të OJQ “Legatum” për anëtarë të ri në kryesi. Këtu u sqarua që mandati i anëtarëve aktual Leutrim Fishekqiu (Autostrada Biennale) dhe Valon Xhabali (EC Ma Ndryshe) vazhdon deri në qershor 2022, ndërsa anëtarja e mëparshme e kryesisë Merita Koqi (THY) kishte dhënë dorëheqjen më parë.

Një diskutim i hollësishëm u zhvillua lidhur me mënyrën e nominimit të anëtarëve për kryesi, ku u propozua të jetë opcion edhe nominimi i organizatës, e cila mund të përzgjedhë një delegat nga organizata që vepron në kryesi. Mirëpo, meqenëse kjo kërkon ndryshim statutor, u vendos qe kjo pikë të diskutohet më tej dhe nëse shihet e arsyeshme, të propozohet për ndryshim statutor në të ardhmen.


Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren

Përfundimisht, u vendos që afati për nominim/kandidim të anëtarëve të rinjë në kryesi të RrOK-ut të mbetet i hapur deri me datën 22 Janar 2022. Të gjitha organizatat anëtare u inkurajuan të nominojnë kandidatë të rinjë potencial për kryesi.

Në diskutim me anëtarësi u theksua nevoja për ngritje të kapaciteteve për ngritje fondesh si dhe diversifikimi i burimeve përmes komunikimit me komunitetin biznesor lokal, informimi mbi

Ligjin për Sponsorizim, avokim për kushte më të përshtatshme për shfrytëzimin e hapësirave të ITP, si dhe çështje tjera që mund të trajtohen pas identifikimit të nevojave të anëtarësisë.

Gjatë takimit u prezantuan po ashtu kërkesat e organizatave GuideKS dhe Prizma, të cilat kanë shprehur interesim për anëtarësim në RrOK. Pas propozimit që të ketë thirrje të hapur për

anëtarësi, u diskutua se cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë anëtarët, çfarë duhet të përmbajë forma e aplikimit, ndërkohë u bënë sqarime lidhur me aspekte statutore të anëtarësimit.

Me këtë rast, një diskutim u mbajt lidhur me anëtarët pasiv, të cilët nuk marrin pjesë në mbledhje të Kuvendit të Anëtarëve dhe sipas statutit kualifikohen për largim nga anëtarësia apo suspendim pas mospjesëmarrjes në 3 kuvende të njëpasnjëshme sipas Nenit 4.4 të statutit të RrOK-ut. Pas diskutimit mes pjesëmarrësve u vendos që ato organizata që i kanë plotësuar kushtet për largim, të informohen me mail dhe të votohet për largimin e tyre nga anëtarësia në rast të mospjesëmarrjes në kuvendin e radhës.

Në pjesën e dytë të ditës, u bë një prezantim nga Ariel Shaban i cili gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2021 draftoi Strategjinë e Rrjetit të Organizatave të Kulturës 2021-2024. Pas prezantimit të hollësishëm të procesit dhe përmbajtjes së strategjisë si dhe planit operacional, u zhvillua një bisedë me komente dhe diskutime. U vendos që Strategjia dhe Plani Operacional 2022 do të mbeten të hapur për komente deri me datën 15 Janar 2022 dhe këto të fundit do të vihen në votim në kuvendin e radhës.

Pas prezantimit të strategjisë, u diskutuan për disa burime për aplikim në financim të RrOK-ut si EED dhe KCSF, që mund të përkrahin zhvillimin e zyres dhe kapaciteteve për zbatim të Strategjisë 2022-2025. Sa i përket burimeve si DKRS dhe MKRS, në rast se propozohet ndonjë projekt relevant, u vendos që të kërkoher miratimi i anëtarësisë, ndërsa projektet të ndahen me anëtarësi për pëlqim apo komente.

Në hartim të rregulloreve të trajtohen Rregullorja Financiare, Plani i Komunikimit, Politika për evitim të konfliktit potencial të interesi, Verifikimi i profileve të anëtarësisë dhe Verfikimi i nevojave të organizatave anëtare.

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren