Thirrje për Pjesëmarrës:  Punëtoria për një model të bashkëqeverisjes së hapësirave publike
19 October 2022 - 16:11

Thirrje për Pjesëmarrës: Punëtoria për një model të bashkëqeverisjes së hapësirave publike

Punëtoria për partneritetin publiko civil që organizohet para konferencës “Ose/Ose: Rrjetet e Kulturës” ka për qëllim që të bëjë bashkë punëtorët e kulturës dhe administratës shtetrore që të vijn me propozime për një model të partneritetit publiko civil për menaxhimin e hapësirave publike me potencial kulturor në Kosovë. 

Konferenca “Ose/Ose: Rrjetet e Kulturës”, do të trajtoj 

  • (1) Punën e rrjeteve kulturore (funksionaliteti dhe roli i tyre), 
  • (2) Bashkëpunimin e rrjeteve kulturore me rrjetet tjera, 
  • (3) Partneritetin publiko civil për qeverisjen e infrastrukturës publike dhe 
  • (4) Qëndrueshmërinë e sektorit kulturor.

Brenda konferencës do të elaborohet artikulimi i politikave kulturore në Kosovë dhe si kanë kontribuar rrjetet e organizatave të kulturës në format e organizimit, përfaqësimit dhe të artikulimit kulturor. 

Kush mund të marrë pjesë në punëtori:

  • Punëtorët kulturor të institucioneve të pavarura të kulturës
  • Punëtorët e administratës shtetërore me interes të bashkëpunimit me skenën e pavarur të kulturës 
  • Studentët e fushave relevante

Nga kjo punëtori, duhet të krijohet një propozim për menaxhimin e një hapësire publike/shoqërore e cila do të prezantohet në konferencën “Ose/Ose: Rrjetet e Kulturës” në Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë.

Datat: 1-2 Nëntor 2022

Lokacioni: Kinema Jusuf Gërvalla, Pejë

Shpenzimet që do të mbulohen: Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit në Pejë do të jenë të mbuluara.

Numri i pjesëmarrësve: 15  

Si të aplikoni: Ju lusim që të plotësoni këtë formularë deri me datën 28/10/2022 në orën 16:00.

Punëtoria është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të projektit "Partneriteti Publik-Civil për Qeverisje Inovative të Infrastrukturës Publike" të zbatuar nga Anibar, Lumbardhi, 7 Arte, dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj punëtorie është përgjegjësi e Anibar dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.