Partneriteti Publiko-Qytetar për Reformima në Qeverisjen Kulturore në Kosovë
02 February 2022 - 16:12

Partneriteti Publiko-Qytetar për Reformima në Qeverisjen Kulturore në Kosovë

Në dy dekadat e para të shtetndërtimit në Kosovë, fusha e kulturës u zhvillua pa ndonjë politikë kulturore apo strategji shtetërore të përcaktuar qartë. Ndërkohë që komuniteti artistik dhe shteti siguruan, kryesisht, ringjalljen e institucioneve qendrore dhe teatrove lokale para-ekzistuese, skena kulturore u rrit me shfaqjen e një vale të re aktorësh, së pari në formën e festivaleve, nismave artistike dhe projekteve kulturore të udhëhequra nga organizata të pavarura kulturore dhe më mbizotëruese qendrat sociale dhe kulturore të cilat aktivizuan vendet e braktisura apo ish-kinematë dhe i shndërruan ato në infrastrukturë të re publike për kulturën.


Duke filluar nga viti 2010, këto organizata filluan rrjetëzimin në nivel lokal dhe qendror, duke synuar formulimin e pozicioneve të përbashkëta të politikave, identifikimin e synimeve afatgjata për reformimin e sektorit, rritjen e ndërgjegjësimit për sektorin e kulturës dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për organizatat kulturore, artistët, dhe profesionistët e fushës. Në praktikë, ka pasur një sërë rastesh kur rrjetet lokale dhe qendrore kanë hyrë në dialog me autoritetet publike dhe kanë bashkëpunuar për hartimin e një plani strategjik apo programi të veçantë, si dhe për menaxhimin dhe aktivizimin e infrastrukturës publike. Megjithatë, mungesa e infrastrukturës së përshtatshme ligjore dhe e një strategjie afatgjatë pengon mundësinë për të bërë ndryshime strukturore dhe të qëndrueshme.


Një reformë në sistemin kulturor është e nevojshme për t'iu përgjigjur situatës dhe mangësive aktuale, si dhe për të parashikuar një zhvillim të strukturuar të sektorit në të gjitha qarqet e vendit. Duke parë praktikat më të mira në rajon dhe paradigmat e reja për politikat kulturore në nivel evropian dhe global, politikat e reja kulturore duhet të jenë gjithashtu në përputhje me agjendën e zhvillimit kombëtar. Në përgjigje të këtyre çështjeve, Partneriteti Publiko-Qytetar për Reformimin e Qeverisjes Kulturore në Kosovë do të bashkojë vendimmarrësit kryesorë, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe akterët rajonalë nga hapësira e pavarur kulturore për të diskutuar çështjet e financimit publik, ringjalljes dhe qeverisjes së hapësirave kulturore, rrjetëzimi si dhe mundësitë e partneritetit publiko-qytetar në bërjen e politikave lokale dhe qendrore, krijimin e modeleve të reja të institucioneve dhe avancimin e pjesëmarrjes qytetare.


E organizuar në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, kjo konferencë avokon për forma të reja dhe efektive të partneritetit dhe bashkëpunimit publiko-qytetar,