Study Visit
02 February 2022 - 16:07

Study Visit

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte te shihnim nga afër modelet e qeverisjes së Hapësirave Publike, programet që ato ofrojnë për komunitetin, ndërhyrjen e arkitekturës në hapësira, si dhe format financiare. Kjo vizitë u krijua për të zgjeruar njohuritë mbi Partneritetet Publiko-Civil dhe Qeverisjen e Re, bazuar në praktikat në Bashkimin Evropian. 


Vizita e parë u zhvillua më 13.09.2021 në Zagreb në Fondacionin Kultura Nova ku patëm një prezantim nga Dea Vidović, Drejtuesja e Fondacionit Kultura Nova në Kroaci. Vizita e dytë përgjatë ditës ishte në Pogon Center ku patëm një prezantim nga Janja Sesar, Drejtoreshë e Pogon Center. Gjithashtu, patëm mundësinë të vizitojmë klubin Moćvara dhe objektet dhe zyrat e tjera përreth Pogon Center. 


Më datë 15.09.2021 kemi pasur tre vizita studimore në Pula, Kroaci. Vizita e parë u bë në Qendrën Kulturore Multimediale ku patëm një prezantim nga Stefana Došen. Vizita e dytë e ditës ishte në Platforma Doma Mladih ku patëm një prezantim nga Nataša Kadin. Dhe vizita e fundit e ditës ishte në Platforma 9,81 ku patëm një prezantim nga Miranda Veljaçiq. 


Më 16.09.2021 e filluam ditën me një xhiro rreth qytetit dhe më pas me një prezantimi nga Dušica Radojčić - Kryetare e Këshillit Bashkiak. Në pjesën e dytë të ditës e përfunduam me një vizitë në Rojc Center dhe Rojc Alliance ku patëm një prezantim nga Irena Burba & Branimir Sljepçeviq.


Qëllimi i këtyre vizitave dhe prezantimeve ishte të mësohej rreth udhëheqjes së suksesshme të qendrave kulturore në Kroaci, rreth themelimit dhe funksionit të tyre të përditshëm si dhe të gjeneroheshin dhe shkëmbeheshin praktika të mira. Një nga rezultatet e shumta të kësaj vizite studimore ishte edhe rrjetëzimi ndërmjet vendeve që kemi vizituar dhe përfaqësuesve të OJQ-ve dhe nënoficerëve nga Kosova. Nga këto takim, ne në parim ramë dakord që t'i presim në Kosovë për aktivitete të ndryshe që mund ti organizojmë.


Më datë 17.09.2021, ditën e udhëtimit, pjesëmarrësve iu dha një formular vlerësimi për Study Visit, nga i cili kemi pasur reagime shumë pozitive nga të gjithë pjesëmarrësit.