Proka
02 February 2022 - 15:50

Proka

Proka (1985), filmi me regji të Isa Qosjes në të cilin luajnë aktorët Adem Mikullovci, Masar Kadiu, Çun Lajçi, Hazir Myftari, Ragip Loxha, Andrijana Videnovic, Abdurrahman Shala, Muharrem Qena, Xhevat Qena dhe Arif Vala do të shfaqet sot në ora 18:00 në Kinema Jusuf Gërvalla.

Pas shfaqjes së këtij filmi, do të zhvillohet një diskutim me profesorin dhe shkrimtarin Ag Apolloni, i cili së voni e ka botuar librin Proka të Filip Papajanit. Ky diskutim do të moderohet nga filozofi dhe gazetari, Dritan Dragusha.

Çmimi i biletave për të parë filmin Proka është 2 euro.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.