Na Ishte Dikur Kosovafilmi
02 February 2022 - 15:48

Na Ishte Dikur Kosovafilmi

Na Ishte Dikur Kosovafilmi (2003), është dokumentar i prodhuar nga Kosovafilmi në të cilin përshkruhet puna ndër vite e këtij institucioni. Në këtë dokumentar flasin fytyrat më eminente të kinematografisë kosovare, që nga Faruk Begolli e deri te Azem Shkreli.

Filmi i fundit në kuadër të Retrospektivës së Kosovafilmit shfaqet sot në ora 18:00 në Kinema Jusuf Gërvalla.

Pas shfaqjes së këtij filmi, do të zhvillohet një diskutim me shkrimtarin dhe kineastin Gani Mehmetaj, që ishte profesor në Akademinë e Filmit dhe Drejtor i Kosovafilmit. Ky diskutim do të moderohet nga regjisori dhe gazetari, Korab Lecaj.

Çmimi i biletës për të parë filmin Gjurmë të Bardha është 2 euro.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.