Lepuri me Pesë Këmbë
02 February 2022 - 15:45

Lepuri me Pesë Këmbë

Lepuri me Pesë Këmbë (1982), filmi me regji të Ismail Ymerit në të cilin luajnë aktorët Muharrem Qena, Lavdije Thaçi, Lumnije Muçaj, Melihate Ajeti, Istref Begolli dhe Abdurrahman Shala do të shfaqet sot në ora 18:00 në Kinema Jusuf Gërvalla.

Pas shfaqjes së këtij filmi, do të zhvillohet një diskutim me profesorin Afrim Spahiuiu, i cili më 1982 e kishte xhiruar këtë film. Ky diskutim do të moderohet nga historiani dhe gazetari, Durim Abdullahu.

Çmimi i biletave për të parë filmin Lepuri me Pesë Këmbë është 2 euro.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.