Gjurmë të Bardha
02 February 2022 - 15:43

Gjurmë të Bardha

Gjurmë të Bardha (1980), filmi me regji të Ekrem Kryeziut, në të cilin luajnë aktorët Drita Krasniqi, Avdush Hasani, Çun Lajçi, Dibran Tahiri, Hadi Shehu, Melihate Ajeti dhe Xhevat Qena, shfaqet sot në ora 18:00 në Kinema Jusuf Gërvalla.

Pas shfaqjes së këtij filmi, do të zhvillohet një diskutim me profesorin dhe dramaturgun Haqif Mulliqi, njohës i mirë i filmit dhe punës së Ekrem Kryeziut. Ky diskutim do të moderohet nga regjisori dhe gazetari, Korab Lecaj.

Çmimi i biletave për të parë filmin Gjurmë të Bardha është 2 euro.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.