Era dhe Lisi
02 February 2022 - 15:41

Era dhe Lisi

Era dhe Lisi (1979), filmi me regji të Besim Sahatçiut në cilin luajnë aktorët Abdurrahman Shala, Faruk Begolli, Istref Begolli, Qemajl Ajdini dhe Xhevat Qorraj, do të shfaqet në ora 18:00 në Kinema Jusuf Gërvalla.

Pas shfaqjes së këtij filmi, do të zhvillohet një diskutim me Sahit Kokolli, i cili në moshë të re atëbotë ishte ndihmës-xhirues, e i cili është i vetmi që ka mbetur nga e gjithë ekipa realizuse e këtij filmi. Ky diskutim do të moderohet nga historiani dhe gazetari, Durim Abdullahu.

Çmimi i biletave për të parë filmin Era dhe Lisi është 2 euro.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.