Sara & Liriani
02 February 2022 - 15:35

Sara & Liriani

Performanca e radhës në Kinema Jusuf Gërvalla sjellë dyshen fantastike Sara dhe Liriani. Sara Hajdari, një talente e rrallë dhe Lirian Mërturi, një kitarist fantastik, do të performojnë këngë të zhanreve pop, alt-rok dhe funk. Në kuadër të programit KinoMuzikë, Sarën & Lirianin mund ta ndiqni virtualisht më 12 qershor nga ora 20:00 nga faqja e Kinema Jusuf Gërvalla në Facebook.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, në kuadër të projektit Hapësirat Kulturore të Kosovës që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.