Dita e Çlirimit te Pejës
02 February 2022 - 15:32

Dita e Çlirimit te Pejës

Me 16 qershor, për rastin e ditës së çlirimit të Pejës, Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë do të realizojë një mori aktivitetesh në hapësirën që njihet si Parku i Vogël.

Nga ora 10:00, Oldtimer Club Peja do të ekspozojë dhjetëra vetura të vjetra.

Nga ora 11:00, Festivali Ndërkombëtar i Kitarës në Pejë së bashku me Peja Rock School do të mbajnë një performancë muzikore bashkë me nxënësit e Shkollës së Muzikës “Halit Kasapolli” të udhëhequr nga profesori Dren Loxha.

Nga ora 20:00, Anibar do të realizojë një shfaqje vizuele me motive të animacionit.