Aurela & Liriani
02 February 2022 - 15:29

Aurela & Liriani

Aurela Muriqi është muzikante e re nga Peja dhe mësimëdhënëse vullnetare në një shkollë në Pejë. Lirian Mërturi në anën tjetër nga pasioni i madh ka mësuar vet qysh herët të këndojë e luaj piano dhe kitarë. Aurela dhe Liriani u bënë miq gjatë studimeve ndërsa performancat e tyre të shpeshta, mund t’i ndiqni sot në një vend, duke filluar nga ora 18:00, direkt nga faqja e Kinema “Jusuf Gërvalla”. 


Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, në kuadër të projektit Hapësirat Kulturore të Kosovës që implementohet nga Anibar, Lumbardhi , 7 Arte dhe  Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.