Adnan Kryeziu
02 February 2022 - 15:18

Adnan Kryeziu

Adnan Kryeziu është kitarist i ri nga Peja i cili merret me ketë instrument që nga mosha 13 vjeçare. I mentoruar nga kitaristë me nam të vendit siç janë Gëzim Hasku - Geza dhe Gent Gorani, mund të themi si Adnani është pasuesi më i denjë i këtyre dyve. Adnani di të luaj piano, bas dhe tupana, ndërsa këto të fundit i ka përvetësuar falë ndihmës së Besim Gashi - Babuka. 


Adnan Kryeziu do të përformojë motive të rokut, popit dhe blluzit, ku dhe do të këndojë disa nga këngët më të rëndësishme të këtij zhanri. Adnanin mund ta ndiqni nga faqja e Kinema “Jusuf Gërvalla” më 14 maj, duke filluar nga ora 18:00.


Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian, në kuadër të projektit Hapësirat Kulturore të Kosovës që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.