Kuvendi i Tretë i Anëtarëve të RrOK Peja
02 February 2022 - 15:15

Kuvendi i Tretë i Anëtarëve të RrOK Peja

Pas lehtësimit të masave anti-Covid, pas një kohe të gjatë është mbajtur fizikisht për tre ditë Kuvendi i Tretë i Anëtarëve të RrOK Peja.

Në këtë Kuvend u morën vendime për rikrijimin e kalendarit vjetor të kulturës, realizimin e një aktiviteti të përbashkët më 16 qershor si dhe u krijua plani vjetor i aktiviteteve të këtij rrjeti.

Në vazhdën e zgjerimit, pjesë e RrOK Peja u bë edhe organizata “Nisma për Paqe dhe Unitet”, ndërsa Kuvendi i radhës u planifikua që të mbahet në dhjetor të këtij viti.