Cine Club XI
02 February 2022 - 15:11

Cine Club XI

Në hapësirat e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” është mbajtur takimi i parë i Kino Klubit për vitin 2021 e që njëherit, është edhe takimi i parë i gjeneratës së dytë të Kino Klubit.

Brenda modulit të parë që trajton temat e komunikimit dhe kulturës së debatit, janë lexuar pjesë të librit “Komunikim në Shoqërinë Masive” të autorit Artan Fuga, ku janë përzgjedhur disa kapituj që trajtojnë aspekte të veçanta të komunikimit bashkëkohor në shoqërinë e Shqiperisë e që trajtohen edhe nga zeja e komunikimit.