Çertifikimi
02 February 2022 - 15:09

Çertifikimi

Kino Klubi “Jusuf Gërvalla” ka përmbyllur me sukses vitin e parë, ku 10 module për 10 muaj janë ndjekur aktivisht.

Për një vit, gjenerata e parë e Kino Klubit ka parë e diskutar mbi 10 filma, ndërsa ka lexuar e bashkëlexuar po ashtu mbi 10 libra që kanë shtjelluar tema e fenomene të ndryshme.

I mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Hapësirat Kulturore të Kosovës”, Kino Klubi do të vazhdojë tutje si program i rregullt i Kinema “Jusuf Gërvalla”.

Duke i falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen e mbështetjen, po ju prezentojmë gjeneratën e parë të Kino Klubit.