Kuvendi i Dytë i Anëtarëve të RrOK Peja
02 February 2022 - 13:44

Kuvendi i Dytë i Anëtarëve të RrOK Peja

Më 23 - 24 dhjetor është mbajtur Kuvendi i Dytë i Anëtarëve të RrOK Peja. Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 dhe masave të ndërmarra nga institucionet relevante, ky kuvend është mbajtur virtualisht.

Viti që po e lëmë pas ka goditur direkt organizatat anëtare të RrOK Peja duke pamundësuar aktivitete vetanake e të përbashkëta siç ishin planifikuar.

Duke e lënë këtë vit, fokusi i RrOK Peja për vitin tjetër do të jetë te krijimi i një kalendari të përbashkët kulturor, realizimi i një aktiviteti të përbashkët dhe marrja në menaxhim të një hapësire publike me potencial të tranformimit në një hapësirë kulturore.

Në këtë kuvend virtual dy-ditor ku morën pjesë shumica e organizatave anëtare të RrOK Peja, u anëtarësua edhe organizata Peja Rock School. Si pjesë e Kryesisë së RrOK Peja, nga Kori Siparantum në vend të të ndjerit Fatmir Bajraktari i cili vdiq këtë vit, u emërua Tomorr Avdyli.

Pejë, 2020.