Open Call
02 February 2022 - 13:36

Open Call

Edhe këtë vit, Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë hap thirrjen për anëtarësimin e organizatave të reja. Të mirëpritura janë të gjitha organizatat e kulturës dhe të fushave të ndërmjetme në Pejë.

 

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) në Pejë është rrjet joformal i organizatave kulturore (dhe fushave ndërlidhëse) të qytetit të Pejës.

 

Misioni i këtij rrjeti është që të zhvillojë dhe koordinojë aktivitetet kulturore si dhe të arrijë impakte ekonomike në nivel lokal, përmes strukturimit të ofertës turistike duke u bazuar në ngritjen e cilësisë dhe sasisë së aktiviteteve kulturore.

 

Anëtarësia e RrOK-ut aktualisht përbëhet nga organizatat jo­qeveritare të kulturës dhe fushave ndërlidhëse).

 

RrOK Peja sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit e ka hapur aplikimin për anëtarët e rinj si dhe i inkurajon të gjithë të interesuarit të bëhën pjesë e këtij organizimi.

 

Afati për aplikim: 13/12/2020