RrOk Peja
02 February 2022 - 13:32

RrOk Peja

Në fund të nëntorit është mbajtur takimi i radhës i Kryesisë së RrOK Peja. Situata me pandeminë e ka vështirësuar secilën pore të jetës shoqërore dhe kulturore jo vetëm në Pejë. Përkundër situatës dhe me gjithë vështirësitë, një riorganizim i jetës kulturore në përputhje me rrethanat aktuale është më së i nevojshëm, sidomos vitin që vjen. Kultura është shpirti i një qyteti dhe duhet të vazhdojë si e tillë edhe në këto kohëra pa kohë.