Open Call
02 February 2022 - 13:27

Open Call

Thirrje për aplikim në Kino Klubin “Jusuf Gërvalla” (Gjenerata 2021)

Kino Klubi "Jusuf Gërvalla" është klubi i filmit dhe leximit në qytetin e Pejës i themeluar më 2019 nga Anibar, respektivisht Kinema "Jusuf Gërvalla”.

Në vitin e dytë, Kino Klubi do të ketë anëtarësi dhe do të mbajë takime përgjatë javëve ndërsa për muaj me radhë do të organizoj aktivitete si vijon:

Shfaqje të filmave;

Diskutime mbi filma;

Lexime grupore;

Diskutime mbi lexime, libra e tema të ndryshme.

Klubi përmes aktiviteteve të saja synon ngritjen e vetëdijes shoqërore dhe mendimit kritik në qytetin e Pejës. Në hapësirat e Kinemasë "Jusuf Gërvalla", anëtarët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë rreth filmit, shtjellimit të filmave, librave e temave të ndryshme shoqërore. Marrë parasysh apatinë shoqërore në vend si dhe mungesen e mësimnxënies alternative, ky organizim ndër tjera ka për qëllim aktivizimin e komunitetit dhe ngritjen e mendimit kritik.

Grupi i vitit të dytë të këtij klubi do të zgjasë një vit, ndërsa inkurajohen të aplikojnë të gjithë të interesuarit.

Afati i fundit për të aplikuar në Kino Klubin "Jusuf Gërvalla" është 31.12.2020.

Vegëza për të aplikuar:

https://forms.gle/Fp3AwVmTBBQW3DKm9