Zana Berisha
02 February 2022 - 13:23

Zana Berisha

Zana Berisha është muzikante mjaft e talentuar nga Peja si dhe mjaft e apasionuar pas muzikës franceze. Më 30 tetor duke filluar nga ora 19:00, nga faqja e Kinema “Jusuf Gërvalla” ajo do të sjellë ritmet dhe muzikën franceze, që nga Edith Piaf e deri te Francoise Hardy e Christophe Maé.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.