The Social Dilemma
02 February 2022 - 13:21

The Social Dilemma

Mos e humbisni shfaqjen e dokumentarit të momentit në Kinema “Jusuf Gërvalla”. Të premten më 16 tetor duke filluar nga ora 19:00, shfaqim dokumentarin e jashtëzakonshëm “The Social Dilemma” të Jeff Orlowski.

Dokumentari “The Social Dilemma” eksploron ndikimin e rrezikshëm të rrjeteve sociale te njerëzit, së bashku me ekspertë të teknologjisë dhe ish-krijues të këtyre platformave, të cilët alarmojnë për thelbin e varshmërisë që e krijojnë këto media të reja. “The Social Dilemma” së fundmi është duke u konsideruar si dokumentari me ndikimin pozitiv më të fuqishëm tek njerëzit.

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Hyrja pa pagesë!

Per shkak të rregullave dhe protokolleve të vendosura nga institucionet relevante për audiencë të kontrolluar, ju inkurajojmë që të plotësoni këtë formë regjistrimi:

https://forms.gle/j4Kbs8QY12g1jz4c8