Blue Heart
02 February 2022 - 13:19

Blue Heart

Më 22 tetor duke filluar nga ora 19:00, shfaqim filmin dokumentar “Blue Heart” i cili trajton përpjekjet e ambientalistëve dhe aktivistëve të ndryshëm për mbrojtjen e lumenjve të fundit të egër të Europes.

Gadishulli Ballkanik është shtëpia e lumenjve të fundit të egër në Evropë. Sidoqoftë, një zhvillim i hovshëm i hidrocentraleve kërcënon të shkatërrojë kulturën dhe ekologjinë e këtij rajoni të harruar. Nëse kundërshtimi i ashpër lokal dështon, pellgjet ujëmbledhëse të fundit të padëmtuara në kontinent do të tkurren nga më shumë se 3,000 diga dhe devijime të hidrocentraleve të propozuara  - e gjithë kjo në një kohë kur digat po çaktivizohen në pjesën më të madhe të botës së zhvilluar.

Hyrja pa pagesë!

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Bashkimit Europian në kuadër të projektit "Hapësirat Kulturore të Kosovës" që implementohet nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e kësaj ngjarje është në përgjegjësi të Anibar dhe jodomosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Per shkak të rregullave dhe protokolleve të vendosura nga institucionet relevante për audiencë të kontrolluar, ju inkurajojmë që të plotësoni këtë formë regjistrimi:

https://forms.gle/uT5cfvrbeQokESh77