29 January 2022 - 11:38

Kuvendi i Anëtarëve i Rrjetit të Organizatave të Kulturës

Pjesëmarrësit: “Autostrada Biennale”,“CHwB”, “DokuFest”, “Durmish Asllano”, “EC Ma Ndryshe”, “Fondacioni Lumbardhi”, “N’GO”, “OJQ THY”, “Shoqata Numizmatike”, “SHKA Malësori” , X40”. Bashkangjitur lista e pjesëmarrësve Aneks A.

Përmbledhje nga takimi

Për arsye të situatës së krijuar nga Covid-19, Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Anëtarëve te Rrjetit të Organizatave të Kulturës u mbajt me datë 22 Prill 2020 online ne Google Meet. Pas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me lehtësimin e masave kundër përhapjes, u vendos që të mbahet edhe një takim fizik në muajin Qershor. Kuvendi i Rregullt i Anëtarëve i RrOK-ut u mbajt me 6 Qershor 2020 në hapësirat e Kino Lumbardhit.

 Sipas agjendës, duhej të rishikohet Statuti dhe të bëhëj raportimi punes se rrjetit, por pas sygjerimeve nga organizata Ec Ma Ndryshe, lidhur me mbylljen e raporteve financiare dhe narative të deri tanishmë të rrjetit pasi që po ndryshon formati i funksionimit, u vendos për organizimin e mbledhjes së ardhshme në fund të muajit Qershor për t’a vazhduar procesin e regjistrimit.